Një moment i papritur ka ndezur rrjetin dhe fansat e Big Brother VIP Albania. Gjatë një bisede të thjeshtë, Mateo e fton Selinën për një cigare, por ajo nuk merr vendimin vetë!
Në vend të saj, përgjigjet Rogerti – i cili i thotë “jo”, dhe ajo… e dëgjon menjëherë!
Ky veprim ka ngritur shumë pikëpyetje te publiku, pasi Rogerti është i njëjti person me të cilin Selina ka pasur përplasje të forta, sharje dhe ndarje. Madje situata kishte shkuar deri aty sa ndërhyri edhe mamaja e saj për ta larguar nga loja!
Por tani? Gjithçka duket se ka ndryshuar…
👉 Selina shfaqet si aleate e tij, duke lënë pas gjithçka që ndodhi më parë.
Ndërkohë, fansat shpërthejnë në reagime:
“Si mund t’i besosh dikujt që të ka sharë?” “Mateo ka qenë gjithmonë vetëm kundër të gjithëve!” “Kjo është lojë apo manipulim i pastër?”
Nga ana tjetër, mbështetësit e Mateos pretendojnë se ai ka qenë i vetëm në këtë rrugëtim, përballë lojtarëve dhe madje edhe produksionit, duke përmendur shpesh censurimin dhe padrejtësitë ndaj tij.
