Thursday, April 16, 2026
HomeALBE rëndë në Tiranë, përdh*unohet adoleshentja! Shpallet në kërkim 23-vjeçari

E rëndë në Tiranë, përdh*unohet adoleshentja! Shpallet në kërkim 23-vjeçari

Një 17-vjeçare ka denoncuar në komisariatin e policisë në Kombinat, se është abuzuar seksualisht nga një 23-vjeçar.

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim të riun dhe po punon për kapjen e tij. Po ashtu në njoftimin theksohet se po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihen detajet e plota në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin M. C., 23 vjeç, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare, se më datë 14.04.2026, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit, si dhe për verifikimin e kallëzimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments