Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Zëmblak, duke tronditur banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se burri kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, ndërsa jetonte i vetëm.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai konsumonte shpesh alkool.
Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa autoritetet po presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Trupi i pajetë do të transportohet në morg, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
