Policia e Tiranës raporton një rast të rëndë në lidhje më një 44-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë pranë banesës së tij në kryeqytet. Dyshimet e para janë për arrest kardiak.
E. H. është pikasur i pajetë nga kalimtarët në hyrjen e pallatit ku jetonte.
Ata më pas kanë njoftuar institucionet, që vetëm sa kanë konstatuar ngjarjen, pa pasur kohë dhe mundësi për t’i shpëtuar jetën.
Arrestet kardiake çdo ditë e më shumë po bëhen shkak për vdekjen edhe te personat në moshë të re.
Kujdesi për veten dhe kontrollet sistematike mjekësore janë apeli i vazhdueshëm i mjekëve.
