Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP 5” kanë “pushtuar” jo vetëm rrjetet sociale, por tashmë edhe vetë qiellin e kryeqytetit!
Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga kurorëzimi i fituesit të këtij edicioni, mbështetësit e finalistëve po bëjnë gjithçka për të treguar forcën e tyre organizative.
Një ngjarje e papritur dhe spektakolare është regjistruar ditën e sotme mbi Tiranë. Disa parashuta me motor kanë fluturuar mbi zonat më kryesore të qytetit, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mijëra qytetarëve. Kto parashuta jan per Mirin nga Landi qe njerit ta votojn shokun e tij
Siç shihet qartë nga pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, fluturimi është kryer mbi pikat ikonike të kryeqytetit.
