Një lajm që ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale ka ngritur shumë pikëpyetje për të ardhmen televizive të Brikenës dhe Mateos pas Big Brother VIP Albania.
Sipas diskutimeve të bëra në emisionin E Diell në Top Channel, është hedhur ideja që dyshja mund të jenë pjesë e sezonit të ri të “Për’puthen” si opinionistë.
Megjithatë, kjo mbetet vetëm në kuadër diskutimesh dhe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar deri në këto momente.
Gjatë emisionit, u theksua gjithashtu se Brikena dhe Mateo nuk janë ende në një fazë të konsoliduar si çift për të qenë bashkë në një format të tillë, çka shton edhe më shumë pikëpyetjet mbi këtë mundësi.
Për momentin, gjithçka mbetet në nivel aludimesh dhe ideje televizive, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë zhvillim konkret në ditët në vijim.
