Friday, April 17, 2026
HomeALBE pabesueshme! LAJM I FUNDIT: Bordi NDRYSHON sërish çmimin e Naftës dhe...

E pabesueshme! LAJM I FUNDIT: Bordi NDRYSHON sërish çmimin e Naftës dhe Benzinës…

Bordi i Transparencës ka njoftuar ndryshimin e çmimeve të karburanteve, të miratuara në mbledhjen e datës 17 prill 2026.

Sipas vendimit, çmimi i naftës është rritur me 3 lekë për litër, duke u shitur nga 207 lekë/litër në 210 lekë/litër në tregun me pakicë.

Ndërkohë, benzina është rritur me 2 lekë për litër, duke u shitur nga 174 lekë/litër në 176 lekë/litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të premte, në orën 16:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të rishikohen sërish në varësi të ndryshimeve të tregut.

Bordi i Transparencës u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar masa në rast shkeljesh.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments