Tuesday, April 14, 2026
HomeALBE Fundit/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburantit: Nga sot nafta kushton…

E Fundit/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburantit: Nga sot nafta kushton…

Bordi i Transparencës rriti me 6 lekë çmimin e naftës, e cila nga sot do të shitet me 215 lekë për litër nga 209 lekë që u caktua në mbledhjen e 3 ditëve më parë, më 11 prill.

Çmimi i ri hyn në fuqi duke filluar nga ora 15.00 e kësaj të marte, e do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Ndërkohë benzina do të tregtohet me 178 lekë për litër, 3 lekë më shumë nga sa u caktua në mbledhjen e fundit të bordit.

Qëkur presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën e kaluar për armëpushim në lindjen e Mesme, Bordi i Transparencës është mbledhur 5 herë duke caktuar çmime të reja të karburantit në varësi të lëvizjeve në bursë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments