Saturday, April 18, 2026
HomeALBDy opinionistët e Big Brother VIP “rrëfehen” në Goca dhe Gra/ Arbër...

Dy opinionistët e Big Brother VIP “rrëfehen” në Goca dhe Gra/ Arbër Hajdari: Monikës do t’i thoja flit pak e sak. Selin më e goditura, Miri ka luajtur pa i interesuar kostot

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë, për “Goca dhe Gra”.

Monika Kryemadhi u shpreh se ka qenë shumë komode dhe e lirë për të thënë atë që ka menduar gjatë gjithë edicionit.

“Liri, kam thënë atë që kam menduar. Kam qenë e lirë për të thënë atë që kam dashur dhe kam thënë atë që kam ndjerë. Jam ndjerë shumë komode, sepse komoditeti që më ka dhënë Arbri me Ledionin, pra edhe për të folur gabim, ata më kanë lënë të them atë që kam menduar”, tha Kryemadhi.Nga ana tjetër opinionisti, Arber Hajdari, teksa i dha një këshillë Monika Kryemadhit, deklaroi se si ka qenë loja e katër finalistëve të “Big Brother ViP 5”.

“Rrugëtimi me Monikën ka qenë i bukur. Monikës do t’i thoja flit pak e sak. Ka pasur shumë histori frymëzuese këtë vit, secili ka qenë më emocionues se tjetri. Mateo, i vendosur ndaj asaj gjëje që do, me ose pa risk. Miri që nga dita e parë ka luajtur që në fillim për të fituar dhe nuk i ka interesuar kostoja që mund të marri.

Rogerti i pamëshirshëm për të fituar, përça e sundo, mbetet lojtar që ka bërë lojë të pisët, por që e njeh lojën e Big Brother dhe strateg. Selin, lojtarja më e goditur brenda shtëpisë, që ka përballuar burrat apo lojtarët më të fortë të shtëpisë dhe ka arritur t’i menaxhojë. Rogeri ka luajtur me të gjithë”, tha Hajdari

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments