Saturday, May 30, 2026
HomeALBDron i dyshimtë mbi aeroportin e Myhniut, anulohen fluturimet

Dron i dyshimtë mbi aeroportin e Myhniut, anulohen fluturimet

Fluturimet në Aeroportin e Mynihut u ndërprenë përkohësisht mëngjesin e së shtunës, pasi autoritetet morën sinjalizime për praninë e mundshme të një droni pranë zonës së operimit.

Sipas mediave gjermane, ndër to Focus Online dhe Bild, aktiviteti ajror u pezullua si masë paraprake sigurie, ndërsa ekipet përgjegjëse nisën menjëherë verifikimet për objektin e dyshimtë.

Pas kontrolleve të kryera, operimet në aeroport rifilluan gradualisht dhe trafiku ajror po rikthehet në normalitet. Megjithatë, incidenti shkaktoi vonesa dhe anulime të disa fluturimeve të planifikuara deri në orët e paradites.

Deri më tani, autoritetet e aeroportit dhe policia nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse bëhej fjalë për një dron të konfirmuar apo vetëm për një alarm që aktivizoi procedurat e sigurisë.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim për të sqaruar rrethanat e incidentit që ndikoi përkohësisht në funksionimin e një prej aeroporteve më të rëndësishme të Gjermanisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments