Monday, May 18, 2026
HomeALBDOKUMENTET / Dyshime mbi vilën e familjes së Altin Dumanit – deklarata...

DOKUMENTET / Dyshime mbi vilën e familjes së Altin Dumanit – deklarata noteriale dhe kontradikta me pronën

Sipas një deklarate noteriale të vitit 2019, të bërë nga vjehrri dhe vjehrra e Altin Dumanit para noterit publik, pretendohet se vila e tyre është financuar me rreth 45 mijë paund nga një misionar evangjelist me emrin G. Bell.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se:
• ndërtimi i vilës ka nisur në vitin 1999
• vila ka përfunduar në janar 2003
• Altin Dumani nuk ka kontribuar financiarisht pasi është martuar në shkurt 2003
• familja ka nisur të jetojë në vilë që në vitin 2000

Sipas pretendimeve, kjo deklaratë është depozituar fillimisht në dosjen e vetingut, por më pas është hequr nga dokumentacioni.

Por një tjetër dokument ngre pikëpyetje: në vitin 2004, toka ku pretendohet se ishte ndërtuar vila rezulton ende:
• tokë arë
• e lirë
• në emër të Gëzim Çullhajt

Ndërkohë, shitja e tokës është kryer me deklaratë noteriale më 24.09.2004.

Pra, sipas këtyre dokumenteve, rezulton se katër vite pasi pretendohet se kishte nisur ndërtimi i vilës dhe familja banonte aty, toka figuronte ende pronë e një personi tjetër dhe pa ndërtim të regjistruar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments