Një veprim i Ilirit brenda fermës ka ngritur shumë pikëpyetje dhe debat mes ndjekësve të spektaklit. Sipas aludimeve që po qarkullojnë në rrjet, ai dyshohet se ka thyer një nga rregullat kryesore të produksionit, duke marrë gjëra nga jashtë, çka sipas paralajmërimeve të mëparshme mund të sjellë ndëshkim deri në përjashtim.
Edhe Arbana më herët është shprehur se kush thyen rregullat, rrezikon largimin e menjëhershëm nga loja. Tani mbetet për t’u parë se si do të reagojë produksioni dhe nëse Iliri do të marrë një dënim zyrtar.
Ndërkohë, rrjeti është ndarë në dy kampe: disa kërkojnë përjashtimin e tij, ndërsa të tjerë mendojnë se situata po ekzagjerohet. 👀
