Një postim i fundit i Cllevios ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur menjëherë reagimet e ndjekësve. Në foto shfaqen dy makina luksoze të parkuara pranë njëra-tjetrës, ndërsa mbi imazh shkruhet një dedikim romantik që duket se i drejtohet partneres së tij.
“Çdo sukses ta kushtoj ty… kjo ishte një dhuratë simbolike”, shkruhet në mesazhin që po komentohet kudo në rrjet.

Ndjekësit janë ndarë në dy grupe: disa e kanë quajtur një gjest të rrallë dashurie, ndërsa të tjerë janë habitur nga vlera e lartë e dhuratës. Nuk munguan as komentet ironike, me shumë persona që pyesin nëse bëhet fjalë për një surprizë të vërtetë apo vetëm për show në rrjetet sociale.
Postimi ka marrë mijëra reagime brenda pak orësh dhe po bëhet viral në TikTok e Facebook.
