Thursday, May 21, 2026
HomeALBDhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i...

Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se Haderi është goditur me sende të forta dhe qytë pistolete në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Sipas informacioneve të para, drejtori i AKU-së po ecte në këmbë së bashku me bashkëshorten e tij, kur disa persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar papritur dhe më pas janë larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Dyshohet se sulmi mund të ketë lidhje me detyrën e tij si drejtues i AKU Shkodër, ndërsa Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e incidentit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments