Saturday, May 9, 2026
HomeALBDhimbja e 2020 nuk mund të shpërfillet, por ky nuk është një...

Dhimbja e 2020 nuk mund të shpërfillet, por ky nuk është një tjetër COVID-19”, publikohet letra e shefit të OBSH për hantavirusin

Kreu i OBSH-së ka reaguar pas alarmit të ngritur për frikën e rrezikut të hantavirusit.

Në një letër, e cila është bërë publike, drejtuar banorëve të Tenerifes, Tedros Adhanom Ghebreyesus i siguron se hantavirusi nuk ka të bëjë me COVID-19.

“E di që jeni të shqetësuar. E di që kur dëgjoni fjalën ‘shpërthim’ dhe shikoni një anije që lundron drejt brigjeve tuaja, shfaqen kujtime që asnjëri prej nesh nuk i ka harruar plotësisht. Dhimbja e vitit 2020 është ende reale dhe unë nuk e shpërfill atë për asnjë moment”, shtoi ai.

Shefi i OBSH-së theksoi se rreziku aktual i shëndetit publik nga virusi “mbetet i ulët”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments