Tuesday, April 21, 2026
HomeALBDetaje të reja nga krimi në Podgoricë/ Pasi ekzekutoi tre shokët, autori...

Detaje të reja nga krimi në Podgoricë/ Pasi ekzekutoi tre shokët, autori ushtroi dhunë edhe ndaj nënës së tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi në Podgoricë, ku u vranë 3 persona, mes tyre dy vëllezërit shqiptarë.

Autori i dyshuar, Vehid Murici, pas krimit të rënde ka shkuar në shtëpi duke ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij.

Ndërkohë autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të Vehid Muric-it me origjinë nga Rozhaja.

Ai dyshohet se me një mjet të ftohtë ka vrarë tre shokët e tij me të cilët ishin duke qëndruar në një banesë me qira në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër”.

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpi.

Familja e ka raportuar rastin në polici dhe më pas krimi është zbuluar në Podgoricë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments