Wednesday, April 29, 2026
HomeALBDëshira e hershme e Ramës që kur u bë Kryeministër bëhet realitet,...

Dëshira e hershme e Ramës që kur u bë Kryeministër bëhet realitet, gjigandi italian ngrihet në Pashaliman…

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në firmosjen e marrëveshjes mes gjigantit italian të industrisë detare Fincantieri dhe agjencisë shqiptare KAYO, për krijimin e një shoqërie të përbashkët që do të prodhojë anije në kantierin e Pashalimanit.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë bëri me dije se sipas marrëveshjes, në vendin tonë do të ndërtohen fillimisht dy anijet e para ushtarake për Forcat e Armatosura, ndërsa projekti synon të shtrihet edhe për nevojat e vendeve aleate të NATO-s. Rama e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm, jo vetëm për modernizimin e mbrojtjes, por edhe për ekonomikë dhe të ardhmen e të rinjve shqiptarë.

Nga ana tjetër, kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët që do të kontaktohen dhe do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër, dhe jo në një të ardhme të largët, por shumë të afërt, pjesëmarrës të kësaj shoqërie të re ekselence. Dhe ata sigurisht do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e Fincantierit dhe do të formohen si në Itali, aty ku Fincantieri ka shpirtin e saj, bazën e saj, por edhe në Pashaliman, ku ky shpirt i dytë do të marrë jetë së shpejti. Kjo marrëveshje hap rrugën për ekonomi të re, si për Fincantierin po ashtu edhe për KAYO-n, për Shqipërinë’”, tha Rama, duke theksuar më tej se krijimi i shoqërisë “Fincantier Albania” do të sjellë një model të ri ekelence italo-shqiptare në industrinë detare, duke e kthyer Pashalimanin në një qendër të rëndëisshme të inovacionit dhe prodhimit.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka zbuluar dhe takimin e parë që ka pasur në selinë e Fincantier në Itali, kohë kur dhe ai sapo kishte marrë detyrën e kryeministrit të vendit. Që atëhere, kur Europa ishte në “gjumë” dhe nuk ndihej e kërcënuar nga luftërat, Rama tha se kishte shprehur interesin dhe dëshirën e mirë që gjigandi italian të ngrinte një seli edhe në vendin tonë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments