Tuesday, April 14, 2026
HomeALBDeklarata e Prefektit Hajdari për banorët e ‘Arlis’ ndez rrjetin: “Le...

Deklarata e Prefektit Hajdari për banorët e ‘Arlis’ ndez rrjetin: “Le të shkojnë tek kushërinjtë (Video)

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë përpara mediave lidhur me situatën e banorëve të kompleksit “Arlis”, banesat e të cilëve u përfshinë nga zjarri.

Gjatë prononcimit për gazetarët, Hajdari u pyet mbi fatin e familjeve të prekura nga kjo ngjarje e rëndë. Në përgjigjen e tij, ai u shpreh se situata nuk e kishte shqetësuar shumë, duke shtuar se “si shqiptarë që jemi mund të strehohen tek kushërinjtë”.

Kjo deklaratë ka nxitur menjëherë reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë kritikuar për mungesë ndjeshmërie ndaj familjeve që kanë mbetur pa banesë.

Në videot që po qarkullojnë online, dëgjohen edhe komente ironike dhe kritike, mes tyre fraza që është bërë virale:

👉 “Sa hajdar je zoti Prefekt!!!”

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje nevojën për reagim më të shpejtë dhe mbështetje konkrete për qytetarët në situata emergjente.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments