Monday, April 20, 2026
HomeALBÇfarë po ndodh në Tiranë? Raportime për persona të dyshimtë që u...

Çfarë po ndodh në Tiranë? Raportime për persona të dyshimtë që u afrohen fëmijëve

Një tjetër shqetësim i ngritur nga qytetarë është bërë publik këtë të hënë, duke lidhet me sigurinë e fëmijëve në disa zona periferike të Tiranë.

Sipas një denoncimi të publikuar në JOQ Albania, disa persona të panjohur janë vënë re duke iu afruar fëmijëve në disa fshatra të kryeqytetit. Denoncuesja pretendon se këta individë kanë tentuar të komunikojnë me fëmijët, fillimisht në një gjuhë të huaj dhe më pas në anglisht.

Ajo shton se disa raste të tilla janë vërejtur gjatë ditëve të fundit, ndërsa në një situatë të raportuar, dy fëmijë të moshës 10–12 vjeç janë larguar menjëherë pasi janë ndjerë të pasigurt nga afrimi i këtyre personave.

Sipas të njëjtit burim, raste të ngjashme janë raportuar edhe më herët nga qytetarë të tjerë në zona të ndryshme të Tiranës. Në disa prej tyre pretendohet se persona të panjohur kanë tentuar të nisin biseda me fëmijët pranë ambienteve shkollore, ndërsa në raste të tjera thuhet se janë larguar sapo janë vënë re nga të rriturit.

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse që të konfirmojë apo të sqarojë këto raportime.

Ndërkohë, prindërit shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë më shumë informacion dhe qartësi nga autoritetet lidhur me situatën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments