Serjan Mazrreku është prezantuar sot si drejtori i ri i burgut të Durrës. Ai vjen në këtë detyrë me një eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore.
Aktualisht është anëtar i këshillit drejtues të Porti i Durrësit dhe ushtron profesionin e avokatit.

Më herët ka mbajtur pozicionin e administratorit të Njësisë nr. 6 për rreth 8 vite, si dhe ka pasur role të ndryshme administrative në bashki dhe në politikë.
Prezantimi i tij u bë nga Adriatik Kupi, në kuadër të ndryshimeve në drejtimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit.
