Wednesday, May 13, 2026
HomeALBBrikena dhe Mateo janë ndarë? Zbulohet mesazhi që po ‘çmend’ fansat

Brikena dhe Mateo janë ndarë? Zbulohet mesazhi që po ‘çmend’ fansat

Një mesazh i dërguar në redaksinë e Eterna Entertainment ka ngritur dyshime për një ndarje të mundshme mes Brikena dhe Mateo.

Në mesazhin e siguruar, një person pretendon se çifti mund të mos jetë më bashkë, duke shtuar se prej një jave ka parë Brikenën në vendin ku jeton.

“E di ti që janë ndarë Brikena dhe Mateo? Apo s’e di dhe nuk po e bëjnë publike ndarjen e tyre. Kaq di të them, jetoj në… dhe kam një javë që shikoj Brikin aty”, thuhet në informacionin e dërguar në redaksi.

Deri më tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë bërë ndonjë reagim publik lidhur me këto pretendime.

Megjithatë, aludimet për statusin e marrëdhënies së tyre kanë nisur të qarkullojnë menjëherë pas publikimit të këtij informacioni.

Mbetet të shihet nëse dyshja do të reagojë për të sqaruar raportin e tyre, ndërsa deri tani gjithçka mbetet në nivel pretendimesh dhe spekulimesh.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments