Friday, June 5, 2026
HomeALBBanoj në Tiranë, te 313-ta, statusi beqar”, Ilir Meta del në gjyq,...

Banoj në Tiranë, te 313-ta, statusi beqar”, Ilir Meta del në gjyq, Monika Kryemadhi dëgjon…

Ish-presidenti Ilir Meta është duke marrë pjesë këtë të premte në seancën e radhës gjyqësore që po mbahet ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, ndërsa e pranishme jashtë kafazit të qelqtë është edhe ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi.

I pyetur nga kryetarja e trupit gjykues për gjeneralitetet, Ilir Meta është shprehur se aktualisht jeton në Tiranë, në Burgun 313 dhe për statusin, ka thënë se është beqar, duke mos kursyer ironinë për ish-bashkëshorten.

“Në Tiranë banoj për momentin. Banues te 313. Gjendja civile: beqar, domethënë i divorcuar”, është shprehur Ilir Meta.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani është shprehur se Gjykata e Posaçme duhet të marrë masa për heqjen e kafazit të qelqtë sepse ish-Presidenti i vendir nuk mund të mbahet në kushte të till, ndërsa kryetarja e trupës gjykuese i ka tërhequr vëmendjen.

“Kam kërkesë paraprake. Kam bërë kërkesë juve një javë më parë për sa i përket kafazit të xhamtë. Ua kam bërë edhe ambasadave, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ndërkohë Avokatit të Popullit s’ia kam bërë, se është kot”, ka thënë avokati.

Kreu i Partisë së Lirisë ka insistuar sërish sot që togat e zeza të lejojnë transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore, për shkak të interesit publik, por edhe sepse sipas Ilir Metës, nuk ka arsye që të mos kete transmetim.

Ilir Meta: Unë kërkoj ta rishikoni edhe njëherë çështjen e transmetimit live. Ne kemi këndvështrimin tonë kur vjen puna te kjo çështje. Do t’ju lutesha të shikonit edhe raportin e OSBE/ODIHR-it, ku thuhet se 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Nuk shoh realisht asnjë arsye që ky proces të mos jepet live.

Qeveria është e prirur t’i deformojë faktet. Në këtë mënyrë, populli nuk do të ketë mundësinë të shohë të vërtetën. Këtë çështje s’e kërkoj për veten time, për shkak të funksioneve që kam pasur, por e kërkoj për të gjithë të pandehurit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments