Wednesday, May 13, 2026
HomeALBAvokati” i Tërmet Peçit, sulmon përmetarët: Janë më keq se gjarpri, Tërmetit...

Avokati” i Tërmet Peçit, sulmon përmetarët: Janë më keq se gjarpri, Tërmetit ju t’ia rruani o gjarpërinj dhe nepërka të Përmetit

Genc Llakaj, me profesion avokat, që ka marrë në mbrojtje publike Tërmet Peçin pas “dushit të ftohtë” që i bëri Edi Rama pak ditë më parë, në mënyrë të paprecedentë, ka sulmuar përmetarët.

Kjo, pasi sipas tij, të gjithë të këqija, Tërmet Peçit i vinë nga Përmeti.

Ndaj dhe ai, i quan përmetarët më të këqinj se gjarpri.

Pas këtij etiketimi, që ka shkaktuar reagime, ai është munduar të bëjë një sqarim.

Sqarimi i Llakajt

Para pak ditësh publikova një tregim-alegorik,  të cilin shumë njerëz me mend e kuptuan drejt, ndërsa disa të tjerë, me dashakeqësi ose me varfëri mendimi apo interpretimi, tentuan ta lexojnë jashtë kontekstit të tij letrar dhe simbolik.

Historia ishte kjo: dy shokë të vjetër takohen pas shumë vitesh dhe nisen së bashku për një shëtitje. Gjatë rrugës u del përpara një gjarpër. Njëri prej tyre nxjerr armën për ta vrarë, por shoku i tij e ndalon: “Lëre këtë krijesë, nuk të bëri dëm.” Ai e dëgjon dhe e fut armën në brez.

Pak më vonë përballen me një njeri. Dhe papritur, po ai që pak më parë nuk lejoi të vritej gjarpri, nxjerr armën dhe vret njeriun. Shoku i tij mbetet i tronditur dhe e pyet: “Si ka mundësi? Nuk më le të vrisja gjarprin, ndërsa tani vrave një njeri?” Dhe përgjigjja vjen therëse: “Ai nuk ishte gjarpër. Ai ishte përmetar.”

Kjo histori nuk është një sulm ndaj Përmetit dhe as ndaj përmetarëve. Në planin letrar, ajo është një alegori politike me strukturë parabole dhe metaforë morale. Pra, nuk kemi të bëjmë me kuptimin e drejtpërdrejtë të personazheve, por me një figurë narrative simbolike, ku “gjarpri” përfaqëson ligësinë, intrigën dhe helmimin moral që shpesh fshihet pas fytyrave njerëzore dhe pas maskës së politikës vendore nê rastin konkret.

Në gjuhësinë moderne dhe në interpretimin bashkëkohor letrar, alegoria është pikërisht ajo formë rrëfimi ku personazhet dhe ngjarjet bartin një kuptim tjetër nga ai i dukshmi. Dhe pikërisht kështu duhet lexuar kjo histori e “gjarpërinjëve” përmetar brenda PS.

Sepse askush nuk mund të mohojë madhështinë historike të Përmetit. Përmeti është një nga themelet morale dhe kulturore të kombit shqiptar. Është vendi i Frashërllinjve të mëdhenj — Naimit, Samiut dhe Abdylit — njerëz që nuk i përkasin vetëm një krahine, por vetë ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Përmeti është truall i Rilindjes Kombëtare, i dijes, i kulturës, i patriotizmit, të madhit Kristo Frashëri dhe të rrallit në nivel botëror Odhise Paskali etj.

Por,  kjo madhështi historike nuk mund të përdoret si mburojë morale për çdo individ që sot flet në emër të Përmetit. Sepse edhe në pyllin më të gjelbër ka derra. Nuk ka pyll pa derra. Dhe po kështu, edhe në krahinat më fisnike ka njerëz që zgjedhin rrugën e intrigës, të baltës dhe të ligësisë.

Edhe gjaku brenda trupit të njeriut është një, por ka pjesë ku infektohet. Ka vende ku prishet. Kështu ndodh edhe me shoqërinë, me politikën dhe me strukturat partiake. Brenda një trupi të shëndetshëm mund të lindin qeliza të sëmura.

Fatkeqësisht, kjo po ndodh sot edhe brenda strukturave të Partisë Socialiste në Përmet. Disa drejtues lokalë janë kthyer në “gjarpërinj-politikë” që nuk ndërtojnë me ide, por me thashetheme; nuk përballen me argumente, por me intriga; nuk respektojnë garën politike, por hedhin baltë mbi kundërshtarin e tyre qoftë dhe brenda llojit!

Dhe një nga njerëzit që është sulmuar padrejtësisht është deputeti Tërmet Peçi — një djalë i mirë i Labërisë, i cili mund të gjykohet politikisht me ide dhe me debat, por jo me shpifje, me prapaskena dhe me helmim publik. Sulmet ndaj tij kanë qenë jo dinjitoze, jo njerëzore dhe larg çdo standardi serioz politik.

Megjithatë, kjo nuk është fytyra e vërtetë e Përmetit. Përmeti i vërtetë është ai i njerëzve të dashur, mikpritës, të afërt me njëri-tjetrin, njerëz që ruajnë ende ndjenjën e fisit, të gjinisë, të respektit dhe të nderit.

Prandaj askush nuk duhet ta lexojë këtë alegori si urrejtje ndaj një krahine. Përkundrazi. Është një përpjekje për të mbrojtur dinjitetin e asaj krahine nga disa individë që e përdorin politikën si helm dhe jo si shërbim publik thjesht për interesa të vogla meskine.

Dhe pikërisht këtu lind nevoja që edhe Kryetari i PS, Edi Rama, ta kuptojë këtë realitet. Sepse nuk mund të lejohen disa njerëz lokal të helmojnë klimën politike me xhelozi primitive, me intriga personale dhe me sulme të ulëta ndaj kujtdo që nuk i nënshtrohet interesave të tyre për pushtet tê pa merituar.

Ja pra, për sa më sipër, sqaroj se ky është dallimi midis Përmetit të Frashërllinjve të Rilndjes 1 dhe Përmetit të gjarpërinjve të Rilindjes 2!

Sa për Tërmetin, ti rruani shelegët ju o gjarpërinj dhe nepërka të Përmetit politik!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments