Monday, May 11, 2026
HomeALBAvokati i Popullit “harron” hallet e popullit, kyçet në zyrë me sekretaren,...

Avokati i Popullit “harron” hallet e popullit, kyçet në zyrë me sekretaren, pasi mbyllen dyert ‘kërcasin’ gotat. ‘Punë’ edhe në orët e pasdites!

Në vend që të denoncojë presionin, shantazhet, kërcënimet dhe abuzimet në administratë, Avokati i Popullit po përflitet gjithnjë e më shumë për një klimë frike dhe tensioni brenda vetë institucionit. Ditët e fundit, mediat janë furnizuar me lajme se si po degradon institucioni kushtetues në këto 4-5 muaj që Endri Shabani ndodhet në drejtimin e tij.

Burime për Prapaskenën flasin për presione ndaj punonjësve, shantazhe për dorëheqje, shkarkime të konsideruara antiligjore dhe emërime që bien ndesh me rregullat e shërbimit civil. Ironia bëhet edhe më e fortë kur kujton se pikërisht Avokati i Popullit është institucioni që duhet të monitorojë respektimin e ligjit dhe të drejtave në administratë.

Por duket se ligji interpretohet ndryshe kur bëhet fjalë për njerëzit “e preferuar” të Shabanit. Në korridoret e institucionit përflitet prej kohësh për një raport të dyshimtë të Shabanit me një prej sekretareve të tij.

Edhe pse nga aspekti ligjor institucioni aktualisht ndodhet thuajse në kushte paralizimi dhe pritet të jetë objekt i monitorimit nga ana e Kuvendit, Avokati i Popullit nuk duket i shqetësuar, pasi vëmendja e tij duket se shkon diku tjetër. Energjitë titullari i institucionit padiskutim që po i harxhon, por jo për hallet e njerëzve.

Zyra që duhet të ishte e hapur për shqetësimet e qytetarëve, thuhet se është kthyer në një ambient ku Avokati i Popullit kalon orë të tëra i “izoluar” me vartësen e tij.

Nëse dikush pret që aty të diskutohen strategji për mbrojtjen e të drejtave të njeriut apo rekomandime për institucionet shtetërore, të cilat, meqë ra fjala, mungojnë thuajse totalisht prej muajsh, në korridoret e institucionit flitet se më shumë dëgjohet kërcitja e gotave sesa zëri i qytetarëve apo i punonjësve që ankohen për presion dhe frikë.

Madje, sipas burimeve, “mbledhjet” në zyrë nuk njohin as orar administrate. Kërcitja e gotave vijon edhe në orët e pasdites, kur punonjësit kanë përfunduar orarin zyrtar dhe kanë lënë institucionin.

Për Avokatin e Popullit dhe vartësen e tij “puna nuk ka orar”. Në fund të fundit, ndoshta hallet e popullit zgjidhen më mirë pas dyerve të mbyllura, larg syve kureshtarë të administratës, në një atmosferë më “komode”, ku dosjet zëvendësohen me gotat mbi tavolinë dhe ku tingulli më konstant nuk është thirrja e qytetarëve që kërkojnë ndihmë, por trokitja e gotave që vazhdon deri vonë.

Dhe ndërsa qytetarët presin përgjigje për ankesat e tyre, në institucion duket se prioritet është ruajtja e qetësisë së zyrës që është kthyer në private të Avokatit. Një qetësi që, sipas njerëzve brenda institucionit, prishet vetëm nga hyrje-daljet e vartëses së preferuar dhe rituali i përditshëm i “konsultimeve” pas orarit zyrtar.

Në fund, mbetet pyetja ironike; kush i mbron punonjësit e Avokatit të Popullit, kur vetë institucioni që duhet të garantojë drejtësi akuzohet se po shkel me këmbë të drejtat e njerëzve të vet? Kush i dëgjon hallet e qytetarëve kur Avokati i Popullit është i zënë me “punë” të tjera në zyrë?

Denoncimet e bëra publike deri tani duken vetëm prologu i një skandali që ka mbërthyer tashmë Avokatin e Popullit.Prapaskena

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments