Në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio në këtë episod janë transmetuar intervistat ekskluzive nga finalistët, ish-banorët dhe opinionistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nga festa pas përfundimit të këtij reality-show.
Në një intervistë të shkurtër me Livian, Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi zbuluan detaje dhe ndanë përjetimet e tyre si opinionistë në Big Brother VIP 5 dhe Fan Club.
Si e përshkruan Arbër Hajdari edicionin e këtij viti me një fjali?
I jashtëzakonshëm. Unë e kam thënë që çdo gjë që del në botë e para transmetohet në Top Channel dhe po ka qenë një spektakël i jashtëzakonshëm.
A do të jetë Arbër Hajdari opinionist sërish vitin që vjen?
Nuk e di, varet nëse do bëj një punë akoma dhe më të rëndësishme ndoshta nuk jam.
A do t’ia linte vendin e tij Arjan Konomit?
Arjan Konomi është profesor i kësaj pune
