Saturday, May 2, 2026
HomeALBArbër Hoxha i pandalshëm te Dinamo Zagreb, tund rrjetën me një “predhë”...

Arbër Hoxha i pandalshëm te Dinamo Zagreb, tund rrjetën me një “predhë” nga jashtë zonës (Video)

kampionatin kroat, ku po aktivizohet me skuadrën e njohur të Dinamos së Zagrebit, duke treguar formë të mirë në këtë fazë të sezonit. 

Sulmuesi kuqezi arriti të shënojë që në minutën e pestë të ndeshjes me një goditje shumë të bukur dhe të saktë nga jashtë zonës, në transfertën që Dinamo po zhvillon ndaj Goricës. 

Ky gol i hershëm i dha avantazh ekipit të tij dhe konfirmoi aftësinë e Hoxhës për të qenë vendimtar në momente kyçe.

Ky ishte goli i shtatë për Hoxhën në kampionat, në total prej 29 ndeshjesh të luajtura deri tani. 

Përveç golave, 27-vjeçari ka kontribuar edhe me 5 asiste, duke ndihmuar shokët e skuadrës dhe duke treguar një rol të rëndësishëm në repartin ofensiv të ekipit. Performancat e tij po vlerësohen gjithnjë e më shumë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments