Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin që ndodhi ditën e sotme në zonën e njohur si “Gryka e Kaçanikut”.
Mësohet se rreth orës 15:15, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.
Për pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë, ndërsa 52-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.
Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
