Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i shtrirë në rrugë.
Nga foto shihet se kalimtarë të rastit i kanë ardhur në ndihmë menjëherë të plagosurit, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

