Wednesday, May 20, 2026
HomeALBAksident me pasojë vdekjen! Këmbësorja përplaset nga makina, humb jetën një person...

Aksident me pasojë vdekjen! Këmbësorja përplaset nga makina, humb jetën një person (EMRI)

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”.

Sipas burimeve nga vendngjarja për gazetarin Fatmir Popja, shtetasja Heidije Bajrami, rreth 65 vjeçe, është përplasur nga një automjet tip “Toyota” me targa AA 209 JX, që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar të moshuarës plagë të rënda.

65-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Librazhdit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje lidhur me dinamikën e ngjarjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments