Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autostradën Vlorë–Fier, në afërsi të Novoselës, ku një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas të dhënave paraprake, viktima po tentonte të kalonte autostradën në momentin kur është goditur nga makina. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore, që rezultuan fatale.
Personi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identiteti i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet
Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të bërë identifikimin e viktimës.
