Monday, April 27, 2026
HomeALBAksident i rëndë në hyrje të tunelit të Llogarasë/ Barrierat metalike depërtojnë...

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Llogarasë/ Barrierat metalike depërtojnë brenda automjetit

Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të tunelit të Llogarasë, në aksin Orikum-Himarë.Sipas të dhënave paraprake, një automjet që po udhëtonte drejt Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.

Nga goditja e fortë, mbrojtëset kanë depërtuar në pjesën e përparme të mjetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Shoferi ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments