Hyrja e banores më të re, Klevisës, dhe zbulimi i njohjes së tyre të vjetër në Itali, ka sjellë një afrim të shpejtë mes saj dhe Indritit, duke u kthyer në kryetémën e ditëve të fundit në rrjet.
Të gjithë sytë ishin drejtuar nga Vanesa për të parë reagimin e saj pas këtyre skenave, dhe ajo ka zgjedhur të mos heshtë, por ta bëjë këtë me mjaft klas.
Përmes një videoje të ndarë në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ish-banorja shfaqet mjaft e qeshur, e lumtur dhe duke kërcyer, duke treguar se nuk po e lë veten të ndikohet nga situatat brenda fermës.
Megjithatë, ajo që ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve është shënimi që ka zgjedhur të vendosë mbi video, i cili është lexuar si një përgjigje e pastër dhe e prerë ndaj asaj që po ndodh: “Grace over noise. Always” (Eleganca përmbi zhurmën. Gjithmonë)

