Pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, debatet vazhdojnë të jenë më të forta se kurrë. Këtë herë në qendër të vëmendjes është Mateo, i cili ka bërë një deklaratë të fortë që ka trazuar rrjetin.
I pyetur nëse Selin e ka merituar fitoren, Mateo nuk u përmbajt dhe u shpreh hapur:
“Jo, nuk e ka merituar. Unë e kam merituar, duke parë gjithë dashurinë e publikut jashtë.”
Por nuk mbaron me kaq! Ai ka hedhur akuza edhe më të forta, duke thënë se:
“Selin nuk ka bërë asnjë lojë, përveç qëndrimit në krevat.”
Deklarata e tij nuk kurseu as finalistët e tjerë, pasi Mateo shtoi se:
“As Miri dhe as Rogerti nuk duhej të ishin fare në finale.”
Sipas tij, e vetmja që e meritonte të ishte në finale përveç tij ishte Brikena.
Këto deklarata kanë ndezur menjëherë rrjetin, me fansat të ndarë në dy kampe – disa që e mbështesin Mateon dhe të tjerë që e kritikojnë ashpër për fjalët e tij.
