Saturday, April 25, 2026
HomeALBA do jetë live sot Post Big Brother? Ja si qëndron e...

A do jetë live sot Post Big Brother? Ja si qëndron e vërteta

Pas një nisjeje të bujshme të Post Big Brother, produksioni ka vendosur të bëjë një ndryshim të menjëhershëm në mënyrën e transmetimit. Ndryshe nga puntata e parë, e cila ishte live, episodi i dytë është transmetuar i regjistruar.

Ky vendim vjen pasi puntata e parë doli disi jashtë kontrollit, duke krijuar situata të papritura gjatë transmetimit direkt. Një nga momentet më të komentuara ishte sjellja e Rogertit, i cili, siç ndodh shpesh, nuk u përmbajt në deklaratat e tij, duke sjellë tension dhe reagime të shumta.

Për të shmangur situata të ngjashme dhe për të mbajtur kontroll më të madh mbi përmbajtjen, produksioni i Big Brother VIP Albania ka zgjedhur që puntata e dytë të jetë e regjistruar. Kjo u jep mundësinë të filtrohen dhe të rregullohen pjesët sipas standardeve që ata duan të përcjellin për publikun.

Megjithatë, ky ndryshim ka sjellë edhe reagime nga fansat, ku një pjesë e tyre shprehen se humbet spontaniteti dhe emocionet që sjell një transmetim live.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments