Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë ka goditur Filipinet, duke shkaktuar panik të madh mes banorëve dhe duke detyruar mijëra persona të largohen me shpejtësi nga ndërtesat. Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë qytetarë që vrapojnë të alarmuar në rrugë, ndërsa lëkundjet e forta tronditin zonën.
Në një video prekëse, mësuesit shihen duke mbrojtur nxënësit dhe duke i mbajtur të bashkuar në ambiente të hapura për t’i larguar nga çdo rrezik i mundshëm. Fëmijët, të frikësuar nga lëkundjet, qëndrojnë pranë mësuesve ndërsa situata monitorohet me kujdes.
Pamje të tjera dramatike tregojnë njerëz që largohen me nxitim nga zonat e banuara, ndërsa raportohet edhe për dëmtime të ndërtesave si pasojë e goditjes së fortë sizmike. Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar banorët e prekur.
Tërmeti ka rikthyer frikën te banorët e zonës, ndërsa videot e publikuara kanë bërë xhiron e rrjetit, duke treguar momentet e para të kaosit dhe panikut pas goditjes së fuqishme.
