Tensionet në Ferma VIP kanë arritur kulmin pas një debati të fortë mes DJ Bujakës dhe Ilirit.
Gjatë një diskutimi të nxehtë, DJ Bujaka u shfaq i prekur emocionalisht, duke kritikuar ashpër përdorimin e fjalës “shkije” nga Iliri. Ai deklaroi se termi lidhet me plagë të thella historike dhe se nuk duhet përdorur për humor apo strategji loje.
“Kanë vdekur njerëz nga lufta dhe ai vazhdon ta përdorë atë fjalë pa të keq, sikur të ishte normale. Nuk është lojë,” u shpreh Bujaka mes emocionesh, duke lënë të kuptohet se e konsideron të papranueshme përdorimin e termave që mund të prekin ndjeshmëri të forta.
Nga ana tjetër, Iliri ka argumentuar se nuk ka pasur qëllim të ofendojë askënd dhe se fjala është përdorur në kontekst loje, gjë që ka ndezur edhe më shumë debatet mes fermerëve.
Përplasja ka ngjallur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë në dy kampe: ata që mbështesin qëndrimin e DJ Bujakës dhe ata që mendojnë se situata është keqinterpretuar.
