Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e njohur si “Kthesa e Kamzës”, ku Dorian Kasa për pak sa nuk i mori jetën efektivit të Rrugores, Loren Ramës.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga ilirianews.al, ky është i riu Dorian Kasa i cili tentoi t’i merrte armën e shërbimit efektivit, e pastaj ta godiste me thikë. Por falë reagimit të shpejtë të efektivit, u shmang tragjedia.
Policia e Shtetit bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, kur Dorian Kasa i është afruar efektivit Loren Rama i cili po menaxhonte trafikun, ka tentuar t’i marrë armën e shërbimit dhe i ka vendosur thikën në fyt.
“Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjëherë autori. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç” njoftoi sot Policia.

