Thursday, June 4, 2026
HomeALBThyen heshtjen Igli Tare: Ja e vërteta e raportit me Belinda Ballukun

Thyen heshtjen Igli Tare: Ja e vërteta e raportit me Belinda Ballukun

Ish-futbollisti dhe drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv e pastrim parash, përveç veprave penale të shkeljes së barazisë në tendera për të cilat është marrë e pandehur në tetor të vitit të kaluar.
Tare ka deklaruar para hetuesve të SPAK se një apartament tip dupleks me sipërfaqe 103 metra katrorë është blerë prej tij në Dhërmi në vitin 2018, përmes një kontrate noteriale dhe me transaksione të kryera nëpërmjet sistemit bankar.

Ai ka sqaruar se me Belinda Ballukun ka marrëdhënie miqësore që prej fëmijërisë, një fakt që, sipas tij, njihet gjerësisht në Tiranë.

Tare ka deklaruar se edhe familjet e tyre kanë lidhje miqësore dhe frekuentohen prej vitesh.

Në këtë kontekst, ai ka shpjeguar se i ka thënë mikeshës së tij se mund të përdorte banesën së bashku me fëmijët gjatë periudhave të pushimeve.

Lidhur me pretendimet për favorizime, Tare ka kundërshtuar çdo lidhje me procedurat që po verifikohen.

Sipas tij, procedura e përmendur në Albcontrol daton në vitin 2014 dhe nuk ka lidhje me pretendimet aktuale.

“Me sa jam informuar bëhet fjalë për një procedurë të para 12 vitesh, e cila është e parashkruar dhe pa asnjë lidhje me atë që po hamendësohet”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Tare ka shprehur gjithashtu qëndrimin se nuk mund të hidhen akuza apo të cenohet imazhi i një figure publike mbi bazën e dyshimeve të paprovuara, duke këmbëngulur se çdo veprim i tij është kryer në përputhje me ligjin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments