Ka mbyllur sytë përgjithmonë Profesor Doktor Reshat Kuka, një nga figurat më të shquara dhe të respektuara të topografisë minerare dhe gjoelogjisë në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga i biri Ilirian Kuka, diplomati shqiptar i cili i cili aktualisht shërben si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Hungari, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

Ku shkruan: “Me dhimbje të thellë ju lajmërojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë Prof. Dr. Reshat Kuka. Varrimi bëhet ditën e Mërkurë datë 3 Qershor ora 11:00 në varrezat e Tufinës. Nisja bëhet nga shtëpia funerale Alba 2000 tek Medreseja.
Pritjet për të ndjerin bëhen tek restorant Delano: Të enjte-të premte-të shtunë Ora 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00 Me respekt, Ilirian Kuka”
Kush ishte Reshat Kuka?
Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si profesor dhe kërkues shkencor në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave (FGJM) të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ku edhe ka shërbyer si pedagog për dekada me radhë, duke trajnuar dhe edukuar breza të tërë inxhinierësh gjeologë dhe minierash në Shqipëri.
Është nderuar me çmimin prestigjioz “Ëestern Balkan Excellence” nga konferenca rajonale Ëestern Balkan Conference, si mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e industrisë minerare dhe ekonomisë kombëtare.
