“Doni turizmin e klasit të luksit që sjell para për të gjithë, apo doni bukën me vete siç e keni bërë deri tani? Zgjidhni ju o Fatos!” – kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur kritikave për projektin në Zvërnec.
Rama ironizoi edhe reagimet e mediave greke për ndikimin në mjedis, duke thënë: “U shqetësua gazeta greke se u dëmtua mjedisi në Zvërnec, ouuu…”.
Sipas tij, Shqipëria duhet të zgjedhë mes zhvillimit të turizmit elitar dhe mbetjes në të njëjtën situatë ekonomike. “Po pagat si do t’i rrisim? Apo kështu?”, u shpreh Rama, duke theksuar se investimet strategjike janë rruga për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.
Deklarata ka ndezur debat të fortë në rrjet, ndërsa përplasjet mes Ramës dhe Fatos Lubonja për projektin e Zvërnecit vazhdojnë.
