Gazetari dhe studiuesi i njohur Marin Mema ka reaguar publikisht pas ngjarjeve të tensionuara të ditëve të fundit në Zvërnec. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka treguar se edhe vetë ka përjetuar një situatë të ngjashme me atë të qytetarit që pretendohet se u dhunua gjatë protestës.
“Me atë zotëri të dhunuar, më kanë tërhequr edhe mua zvarrë”, shkruan Mema, duke shtuar se nuk dëshiron të zgjatet më shumë mbi këtë çështje, pasi sipas tij ka folur disa herë gjatë dy ditëve të fundit për situatën në Zvërnec.
Në reagimin e tij, Mema thekson se e ndien personalisht atë që ka ndodhur dhe shprehet se ngjarja i ka rikthyer kujtime të pakëndshme nga përvoja të mëparshme.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë komentuar mbi zhvillimet e fundit në Zvërnec dhe përplasjet që kanë shoqëruar protestat në zonë.
“Më kanë tërhequr edhe mua zvarrë, ashtu si zotërinë. Këtë ndjej”, është mesazhi që po bën xhiron e rrjetit pas reagimit të Marin Memës.
