Sunday, May 31, 2026
HomeALBTENSIONET NË ZVËRNEC/ Rama paralajmëron projektin e rëndësishëm: Nesër sqarimet e plota,...

TENSIONET NË ZVËRNEC/ Rama paralajmëron projektin e rëndësishëm: Nesër sqarimet e plota, zero tolerancë për…

Kryeministri Edi Rama në një reagim në “X” tha se nesër do të prezantojë një projekt të rëndësishëm për vendin, i cili sipas tij është në zhvillim prej disa vitesh dhe nuk ka lidhje me informacionet që po qarkullojnë së fundmi lidhur me projektin në Zvërnec. 

Një projekt i cili ka nxitur protesta dhe revoltë nga gjithë shqiptarët, sidomos banorëve të qarkut të Vlorës. Protestuesit një ditë më parë janë hasur me trajtimin e dhunshëm të disa rojeve private që ndodheshin brenda perimetrit të kantierit të ndërtimit.

Duhet përmendur që këta të fundit kanë tërhequr zvarrë një nga qytetarët, dhe njëri prej tyre e ka qëlluar protestuesin me grushtë. Fatmirësisht kjo skenë e dhunshme është dokumentuar me pamje filmike dhe kjo situatë ka qenë transparente për të gjithë.

Marrë shkak nga këto ngjarje, Kryeministri Rama në reagimin e tij në “X”, ka nënvizuar se sqarime do të jepen por ende nuk ka bërë me dije nëse do të kenë thelbin në këto përplasje dhe investimin që po kryhej në brigjet ë Vlorës.

Ai u shpreh se për këtë çështje do të ketë një prezantim publik në orën 10:00, ku do të jepen sqarime të plota.

Në reagim, Rama vlerësoi Policinë e Shtetit për ndërhyrjen e shpejtë në rastin e raportuar në Zvërnec dhe për reagimet ndaj situatave që, sipas tij, cenojnë rendin dhe besimin e qytetarëve.

Ai shtoi se çdo shkelje nga persona me uniformë apo të lidhur me sigurinë private duhet trajtuar me tolerancë zero.

TENSIONET NË ZVËRNEC/ Rama paralajmëron projektin e
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments