Sunday, May 31, 2026
HomeALBStandarde të dyfishta!” Luiz Ejlli nuk përmbahet, mesazh i fortë për Zvërnecin

Standarde të dyfishta!” Luiz Ejlli nuk përmbahet, mesazh i fortë për Zvërnecin

Këngëtari dhe fituesi i BBVA, Luiz Ejlli, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me debatet dhe përplasjet që kanë shoqëruar situatën në Zvërnec.

Në reagimin e tij, Luizi thekson se nuk ka asgjë kundër atyre që reagojnë për Zvërnecin, por shprehet kundër atyre që reagojnë vetëm për këtë çështje, ndërsa heshtin për raste të tjera të ngjashme. Ai sjell si shembull situatën në Rrjoll, duke ngritur pyetjen pse reagimet publike nuk kanë qenë të njëjta.  

“Ku është ndryshimi mes Rrjollit dhe Zvërnecit? Ose reagojmë për të gjithë, ose po përdorim standarde të dyfishta”, shkruan ai në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

Sipas Luizit, parimet duhet të mbrohen njësoj për çdo çështje publike, pavarësisht vendit, emrit apo interesave të përfshira. Ai nënvizon se ndjeshmëria qytetare duhet të jetë e njëjtë në çdo rast dhe se Shqipëria nuk duhet të ndahet në çështje që meritojnë reagim dhe të tjera që nuk e meritojnë.  

Reagimi i tij ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po debatojnë mbi mesazhin për standardet e barabarta në trajtimin e çështjeve publike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments