Pas daljes nga “Ferma VIP”, Indrit Shiroka ka reaguar përmes një videoje, ku ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit të tij në spektakël.
I emocionuar, ai u shpreh se nuk pendohet për asnjë moment të përjetuar brenda fermës, qoftë për gjërat e mira apo për ato më të vështirat që ka kaluar gjatë garës.
“Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur. Nuk pendohem për asgjë nga ky rrugëtim, as për momentet e bukura dhe as për ato më të vështirat, sepse të gjitha më kanë bërë më të fortë”, është shprehur ai.
Indriti falënderoi gjithashtu edhe fermerët me të cilët ndau muaj të tërë bashkëjetese, sfida dhe emocione, duke theksuar se pavarësisht debateve apo mosmarrëveshjeve, eksperienca do të mbetet e veçantë për të.
Megjithatë, falënderimin më të madh ai e rezervoi për publikun dhe fansat që e mbështetën deri në fund.
“Faleminderit çdo njeriu që më ka votuar, më ka shkruar dhe më ka qëndruar pranë. Mbështetja juaj ka qenë forca ime më e madhe gjatë këtij rrugëtimi”, tha ai në mesazhin e tij.
Videoja e tij është pritur me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar sinqeritetin dhe mënyrën se si ai e përmbylli eksperiencën e tij në “Ferma VIP”.
