Saturday, May 30, 2026
HomeALB🔴 “Për pak kohë s’do ekzistojmë më!” – Mjeku shqiptar bën deklaratën...

🔴 “Për pak kohë s’do ekzistojmë më!” – Mjeku shqiptar bën deklaratën që po trazon rrjetin ngre alarmin për terapinë hormonale tek adoleshentët

Një reagim i fortë i mjekut Ilir Hasmuça në rrjetet sociale ka ndezur debat të gjerë, pasi ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me përdorimin e terapive hormonale tek adoleshentët.

Në postimin e tij, Hasmuça përdor një krahasim simbolik për të shpjeguar qëndrimin e tij ndaj ndryshimeve të karakteristikave fizike përmes ndërhyrjeve hormonale, duke argumentuar se gjenetika biologjike nuk mund të ndryshohet pavarësisht ndryshimeve në pamje apo karakteristika të jashtme.

Mjeku thekson se ndërhyrjet në sistemin hormonal gjatë moshës së zhvillimit mund të sjellin pasoja të paparashikueshme, veçanërisht kur bëhen pa një arsye të qartë mjekësore. Sipas tij, organizmi i fëmijëve dhe adoleshentëve ndodhet në një fazë të ndjeshme të rritjes, ndaj çdo ndërhyrje e jashtme duhet të vlerësohet me kujdes maksimal.

“Si mjek dhe si njeri që kupton pak nga fiziopatologjia, ndërhyrja nga jashtë në sistemin hormonal pa shkak mjekësor të njohur mund të japë efekte anësore të paparashikuara, aq më tepër te fëmijët që janë në proces rritjeje”, shkruan ai.

Deklarata e tij ka sjellë reagime të shumta, ku disa mbështesin shqetësimet e ngritura nga mjeku, ndërsa të tjerë kërkojnë që debati të mbështetet në studime shkencore dhe udhëzime mjekësore të institucioneve ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments