Sunday, May 31, 2026
HomeALBJul Deda shpërthen pas vendimit për terapinë hormonale falas

Jul Deda shpërthen pas vendimit për terapinë hormonale falas

Vendimi i fundit për ofrimin falas të terapisë hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor ka ndezur debate të forta në rrjetet sociale. Mes personazheve publikë që kanë reaguar është edhe aktori i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP”, Jul Deda.

Përmes një postimi në InstaStory, Juli e cilësoi zhvillimin si një “skandal”, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj përdorimit të fondeve publike për këtë shërbim.

Sipas tij, taksat e qytetarëve duhet të orientohen drejt çështjeve që ai i konsideron më prioritare, si pensionet, pagat, infrastruktura apo investimet në shkolla dhe shërbime të tjera publike.

“Nëse kjo është rruga për të hyrë në Europë, unë nuk dua të futem”, shkroi ai mes të tjerash, në një reagim që ka tërhequr vëmendjen dhe ka gjeneruar qindra komente në rrjet.

Deklarata e Jul Dedës vjen në një moment kur tema po diskutohet gjerësisht në opinionin publik, duke ndarë qytetarët mes atyre që e mbështesin vendimin si një hap drejt zgjerimit të shërbimeve shëndetësore dhe atyre që mendojnë se prioritetet duhet të jenë të tjera.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments