“Mos mungo më në seancë”/ Cllevio del serioz nga SPAK dhe i bën thirrje publike Noizyt: Hajde ta mbyllim këtë njëherë e mirë!
Cllevio ka dalë serioz dhe mjaft i tensionuar nga ambientet e SPAK, ku është përballur me pyetjet e shumta të gazetarëve lidhur me konfliktin e bujshëm me Noizyn. Teksa kamerat e ndiqnin nga afër, ai ka dhënë disa deklarata që po bëjnë xhiron në rrjet.
I pyetur për raportin me reperin Noizy dhe çfarë ka ndodhur mes tyre, Cllevio u shpreh se mes tyre ka pasur vetëm “sharje artistike”, duke tentuar ta minimizojë situatën.
“Jemi sharë artistikisht… siç shahen deputetët në parlament, ose siç je zënë ti ndonjëherë me dikë”, iu drejtua ai një gazetari.
Por momenti që mori më shumë vëmendje ishte thirrja direkte ndaj Noizyt. Cllevio i kërkoi publikisht që të mos mungojë më në seancat e ardhshme dhe të përballen për ta mbyllur këtë histori njëherë e mirë.
“Le të vijë në seancë dhe ta mbyllim këtë gjë. Se herën tjetër kur të vijë ai, mund të mungoj unë. Kështu që të mendohet mirë”, tha ai para mediave.
Në një moment, gazetari tentoi ta kundërshtonte, por Cllevio reagoi menjëherë duke i thënë:
“Jo, ti gënjen!”
Videoja e momentit po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka ndezur reagime të shumta nga ndjekësit e dy personazheve të njohur.
