Një lajm i kobshëm është mësuar pasditen e kësaj të enjte pasi bëhet me dije se është ndarë nga jeta sizmologu i njohur shqiptar njëherazi dhe profesori i njohur i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj.
Lajmi i trishtë është mësuar nga reagimet e familjarëve të sizmologut të cilët bëjnë me dije se Shyqyri Aliaj mbylli sytë përgjithmonë në moshën 90-vjeçare.
“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të vjehrrit tim të dashur, Prof. Dr. Shyqyri Aliaj, një nga figurat më të shquara të shkencës shqiptare dhe një emër i paharruar i sizmologjisë shqiptare.
Për familjen tonë kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Ai do të kujtohet gjithmonë me respekt, mirënjohje dhe dashuri për jetën dhe veprën që la pas” shkruan nusja e Aliajt në postimin e saj.
Autor dhe bashkautor i monografive shkencore, teksteve mësimore dhe librave shkencorë, me 105 artikuj shkencorë dhe 84 punime shkencore të referuara në simpoziume, Aliaj do të mbahet mend si një nga kontribuesit më të mëdhenj të sizmologjisë shqiptare.
Kujtojmë se pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit të 2019, lëkundje e të cilit ishin aq të forta sa lanë në “qiell të hapur” dhjetëra qytetarë në Durrës, Aliaj qetësoi shqiptarët duke bërë me dije se nuk priten më tërmete shkatërruese në Shqipëri edhe për rreth 100 vjet.
Homazhet për Shyqyri Aliajn do të mbahen nesër, nga ora 09:00–14:00, në Funeral Home “Alba 2000”, pranë ish-Ambasadës Jugosllave.
Reagimi i nuses së Shyqyri Aliaj:
Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të vjehrrit tim të dashur, Prof. Dr. Shyqyri Aliaj, një nga figurat më të shquara të shkencës shqiptare dhe një emër i paharruar i sizmologjisë shqiptare.
Për familjen tonë kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Ai do të kujtohet gjithmonë me respekt, mirënjohje dhe dashuri për jetën dhe veprën që la pas.
Lamtumirë me nder dhe mirënjohje të përjetshme
Homazhet do të mbahen nesër, nga ora 09:00–14:00, në Funeral Home “Alba 2000”, pranë ish-Ambasadës Jugosllave.
Varrimi do të zhvillohet në orën 14:00, në varrezat e Sharrës, Kombinat.
