Wednesday, May 27, 2026
HomeALBPetri Bozo dyshohet të jetë fajtor”/ Gazetari tregon detaje nga ngjarja e...

Petri Bozo dyshohet të jetë fajtor”/ Gazetari tregon detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan

Gazetari Igli Çelmeta, duke folur në një studio televizive dha detaje mbi aksidentin e rëndë në fshatin Mengël të Elbasanit, ku humbi jetën një i mitur 7-vjeçar.

Sipas gazetarit nga veprimet paraprake të policisë dyshohet që regjisori të jetë fajtor për aksidentin me pasojë vdekje. Kjo pasi ekspertiza ka hedhur poshtë pretendimet e Bozos se ka qenë me shpejtësi të ulët. Po ashtu gazetari vuri në dukje se drejtuesi i mjetit mund të ketë pasur një pakujdesi ose mosvëmendje gjatë aksidentit.

“Tashmë regjisori Petri Bozo është i arrestuar nga Policia e Shtetit. Ai akuzohet për veprën penale shkaktim i aksidentit me pasojë vdekjen e të miturit dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Fillimisht në deklaratën e tij pas ngjarjes ai ka thënë se ka qenë me shpejtësi të ulët në një rrugë nacionale, por ekspertiza ka treguar krejt të kundërtën. Bëhet fjalë për një aks nacional ku siguria rrugore duhet të jetë në maksimum. Kishte ‘policë të shtrirë’ dhe viza të bardha. Policia e Shtetit e ka arrestuar sepse e ka gjetur fajtor. Në dëshminë e dytë ka deklaruar se ka përshëndetur edhe një efektiv aty fare pranë, por kjo s’vërtetohet. Sipas tij nuk e ka parë fëmijën. Nuk është e vërtetuar nëse e ka përdorur telefonin celular. Por mund të ketë pasur një moment pakujdesie dhe mosvëmendje, por grupi hetimor dyshon se ka qenë me shpejtësi. Nuk kishte konsumuar alkool”, u shpreh Çelmeta.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments