Në Bruksel këtë të martë do të mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për futjen e Shqipërisë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE.
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me konferencën ndërsa mësohet se në orën 18:50 do të mbërrijë në Këshillin e Evropës kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i përbërë nga ministrat e kabinetit qeveritar.
Më pas do të bëjnë një foto familjarE ndërsa konferEnca ndërqeveritare starton në orën 19:00. Pas takimit do të mbahet edhe një konferencë për shtyp e cila pritet të mbahet në orën 20:15.
Agjenda:
Ora 18:50-Kryeministri Rama dhe delegacioni do të mbërrijë në Këshillin e Evropës.
Ora 18:55-Foto familjare;
Ora 19:00-Nisja e Konferencës Ndërqeveritare;
Në përfundim të takimit (rreth orës 20:15)- Konferencë për shtyp;
Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, COREPER i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.
